Mbreti Charles III zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Francë si monark, një udhëtim tre-ditor që synon të tregojë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Monarku i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte nën shoqërinë e partneres së tij gruaja Mbretëreshë Kamila, u mirëpritën në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministrja Elisabeth Borne. Më pas ata ndaluan për të kujtuar të vdekurit e luftës duke vendosur kurora me lule në Harkun e Triumfit. Të shoqëruar nga një eskortë dhe ceremoni madhështore, intenerari i monarkut vijoi më pas me presidentin Emmanuel Macron, për më tepër diskutime në Pallatin Elysee. Pamjet: AFP