Bashkë me mesazhin që demokracia duhet të triumfojë ndaj nacionalizmit në zgjedhjet e ardhshme evropiane, Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të dielën në Berlin. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti francez pas cerek shekulli në Gjermani. Udhëtimi treditor përshkruhet në media si një borxh për miqësinë franko-gjermane.