I shpëtoi vdekjes nga duart e ekstremistëve, por ajo i erdhi në formën e një aksidenti rrugor. Karikaturisti suedez Lars Vilks, i cili e kishte vizatuar profestin Muhamed si qen, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, thonë mediat lokale. Vilks po udhëtonte me një makinë civile policie kur u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.