Në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe art, salla e Pallatit të Kulturës në Lezhë u shndërrua në një tempull muzike, ku tingujt e violinës sollën emocion dhe admirim tek çdo i pranishëm. Artdashës, prindër, mësues e përfaqësues të jetës kulturore e institucionale u mblodhën për të ndjekur koncertin e parë recital të violinistes së re Melisa Figuri.