Teksa bota i thotë lamtumirë një tjetër viti të vështirë dhe e pret 2022-shin me shpresë të re, kremtimet do te ishin plot drita e shkëlqim në disa vende të saj, e më të heshtura në disa të tjera. I përhapur si një tsunami në pjesë të ndryshme të globit, varianti i ri i koornavirusit, Omicron bëri të shpërthenin sërish nivelet pandemike e për të dytin vit me radhë, qytete të mëdha janë detyruar t`i reduktojnë festimet, e në disa raste t`i anullojnë krejtësisht.