15.473 nxënës janë ulur në bankat e shkollave të Shkodrës ketë të hënë, duke nisur vitin e ri arsimor. Në total janë rreth 450 nxënës më pak se sa vitin e kaluar. Shqetësues është fakti se në 19 shkolla në Shkodër dhe në 3 në Malësi të Madhe, sivjet nuk ka asnjë nxënës në klasat e para. Gjithsesi drejtuesit e Arsimit thonë se procesi i regjistrimit vazhdon edhe në ditët në vazhdim. 3 shkolla në Shkodër dhe 3 në Malësi të Madhe, do të mbyllen duke transferuar nxënësit në shkolla të tjera.