Një spektakël fishekzjarresh ishte dhurata e fundvitit për të gjithë njerëzit që po festonin ne sheshin Skënderbej i cili pavarësisht situatës së covidit ishte i mbushur plot. Kjo është nata e parë e ndërrimit të viteve në kohën e koronavirusit që festohet pa orare kufizuese dhe njerëzit janë kaq të lumtur.