Të lumtur që këtë herë mund të festojnë me familjarët e tyre, kinezët kremtojnë Vitin e Ri e Hënor. Pas tre vitesh të vështira për shkak të politikave të ashpra zero Covid që ndoqi Kina duke u kërkuar udhëtarëve të karantinoheshin për javë të tëra, miliona qytetarë i gëzohen faktit se mund të mblidhen me njëri-tjetrin e të festojnë pa frikën e kufizimeve. Tradita e do që kinezët të vishen me të kuqe teksa mblidhen në gjithë bashkë në tryezën e mbushur me ushqime. Por kjo është e pamundur për mijëra familje që vajtojnë humbjen e të afërmve nga Covid 19, ndërsa të tjerë duhet të kujdesen për familjarët që janë aktualisht të infektuar me koronavirus.