2024 do të jetë Viti i Gjuhës Shqipe, shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për të treguar kështu rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar. Gjatë këtij viti do të ketë aktivitete dedikuar ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe. Një vendim i tillë shihet pozitivisht nga ekspertët e arsimit, në një kohë kur rrjetet sociale po kërcënojnë gjuhën shqipe.