Top Channel/ Vishej si polic e grabiste çiftet, kush është 34-vjeçari me ‘Lamborghini’ 160 mijë €
01/10/2025 21:22

Policia e Tiranës ka sekuestruar automjetin “Lamborghini Urus” të 34-vjeçarit, Sahit Shpataj, i njohur si një person me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore. Por kush është Sahit Shpataj? Një ndër veprat penale për të cilat 34-vjeçari ka rënë në pranga, është regjistruar në vitin 2014, kur ky i fundit u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës. Ngjarjet e përsëritura ishin shënuar kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë. Sipas policisë Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale. Edhe në momentin që ai është arrestuar, në atë kohë 23 vjeç, ai mbante veshur uniformën e policisë. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i tij është bërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit policor, Shpataj u ndalua në afërsi të Saukut.

Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
27/03 09:24
Top Channel/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
27/03 09:23
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, akset pa problematika
27/03 09:22
Top Channel/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës në Kukës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
27/03 09:21
Top Channel/ Dëbora ‘pushton’ zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
27/03 09:20
Top Channel/ Dëborë në zonat malore të Elbasanit, intensiteti i lartë edhe në fshatrat e Librazhdit
27/03 09:20
Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06