Top Channel/ Virusi vdekjeprurës Marburg që po përhapet në Afrikë, sa e rrezikuar është Evropa
03/10/2024 20:05

Autoritetet kompetente në Gjermani dhanë fundin alarmin për dy rastet e dyshuara me virusin e rrezikshëm Marburg, pas rezultateve negative të analizave laboratorike. Të mërkurën, policia mbylli dy linja në stacionin kryesor të Hamburgut ndërsa ekipet e urgjencës me pajisje të plota mbrojtëse evakuuan një tren nga Frankfurti pasi mjekët u kontaktuan nga dy pasagjerë, një student 26-vjeçar i mjekësisë dhe partnerja e tij, për shqetësimet rreth infeksionit. Departamenti i çështjeve sociale të Hamburgut njoftoi se ” individi, i cili punonte në një spital në Ruandë si pjesë e studimeve të tij mjekësore, doli negativ për virusin Marburg pas një testi PCR”. Studenti i mjekësisë do të vijojë të monitorohet deri në 21 ditë, thuhet në njoftim. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) lëshoi një deklaratë mbi shpërthimin e virusit Marburg në Afrikë, duke thënë: Më 27 shtator 2024 , Ministria e Shëndetësisë e Ruandës raportoi rastin e parë të Sëmundjes së Virusit Marburg në vend. Që nga 2 tetori 2024, në qark janë raportuar gjithsej 36 raste, përfshirë 11 vdekje. Qeveria e Ruandës po zbaton hetime epidemiologjike, duke përfshirë gjurmimin e kontakteve, forcimin e protokolleve të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit dhe masa të tjera për të kontrolluar shpërthimin. Ndër kontaktet e hetuara në Ruandë, një që kishte udhëtuar në Belgjikë ka përfunduar periudhën e ndjekjes (21 ditë) dhe nuk konsiderohet si rrezik për shëndetin publik. Javën e kaluar, Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikën, tha: Ne po aktivizojmë me shpejtësi të gjitha aspektet kritike të reagimit ndaj shpërthimit për të mbështetur Ruandën e për të ndaluar shpejt dhe në mënyrë efektive përhapjen e këtij virusi. Me sistemin tashmë të fuqishëm të reagimit ndaj shëndetit publik të vendit, OBSH po punon ngushtë me autoritetet kombëtare për të ofruar mbështetjen e nevojshme për të forcuar më tej përpjekjet e vazhdueshme.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20