Top Channel/ Virusi që ‘vret’ kancerin, terapia e re premtuese për pacientët
23/09/2022 17:54

Një lloj i ri i terapisë së kancerit që përdor një virus të zakonshëm për të infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme po jep shpresa në provat e para thonë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa tek tw tjerwt u vu re që tumoret e tyre po zvogëloheshin. Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes - herpes simplex - që është modifikuar për të vrarë tumoret. Do të nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë një shpëtim për më shumë njerëz me kancer të avancuar. Krzysztof Wojkowski, një 39-vjeçar nga Londra perëndimore, është një nga pacientët që mori pjesë në provën në fazën e parë, të drejtuar nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Fondacionin Royal Marsden NHS Trust. Ai u diagnostikua në vitin 2017 me kancer të gjëndrave të pështymës,. Pavarësisht operacionit dhe trajtimeve të tjera në atë kohë, kanceri i tij vazhdoi të avanconte. Një trajtim me terapinw e virusit - i cili është një version i modifikuar posaçërisht i virusit herpes - duket se ka pastruar kancerin e tij. "Kam bërë injeksione çdo dy javë për pesë javë, të cilat më zhdukën plotësisht kancerin. Unë jam pa kancer për dy vjet tani.", tha ai. Injeksionet, sulmojnë kancerin në dy mënyra - duke sulmuar qelizat kancerogjene e duke aktivizuar sistemin imunitar. Pamjet: AFP

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13