Top Channel/ Virusi në anije, origjina ishte Argjentina? Si përhapet “sëmundja e minjve”!
07/05/2026 11:48

Zyrtarë dhe ekspertë në Argjentinë po përpiqen të përcaktojnë nëse pikërisht ky vend është burimi i shpërthimit të hantavirusit që shpërtheu në një anije turistike në Atlantik, në mesin e raporteve se disa pasagjerë tashmë janë kthyer në vendet e tyre. Argjentina, nga ku nisi udhëtimi drejt Antarktidës, renditet vazhdimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vendi me incidencën më të lartë të kësaj sëmundjeje të rrallë të përhapur nga minjtë në Amerikën Latine. Hetuesit po punojnë për të gjurmuar burimin e infektimit. Ministria argjentinase e shëndetësisë raportoi së fundi 101 raste të hantavirusit që nga qershori 2025, që është sa dyfishi it ë njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Një hantavirus i gjetur në Amerikën e Jugut, i quajtur virusi Andes, mund të shkaktojë një sëmundje të rëndë dhe shpesh fatale të mushkërive, të njohur ndryshe si sindroma pulmonare e hantavirusit. Autoritetet vendase të shëndetësisë thonë se kjo sëmundje ka shkaktuar vdekje në pothuajse një të tretën e rasteve të regjistruara këtë vit. Raportet tregojnë se pasagjerët e infektuar në anijen MV Hondius testuan pozitiv për virusin Andes. Tre prej tyre kanë vdekur, një është në kujdes intensiv në një spital në Afrikën e Jugut, dhe tre të tjerë u evakuan nga anija të mërkurën. Një tjetër burrë që ishte larguar më herët nga anija, testoi pozitiv në Zvicër. Infektimi me hantavirus zakonisht ndodh përmes kontaktit me minj të infektuar, urinë, jashtëqitje ose pështymë, dhe transmetimi nga njeriu te njeriu konsiderohet i rrallë. Megjithatë, një përhapje e kufizuar midis kontakteve të afërt është vënë re në disa shpërthime të mëparshme të virusit Andes.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50