Pjesë virusesh të lashta, të fshehura prej miliona vitesh brenda ADN-së njerëzore, ndihmojnë trupin të luftojë kancerin: zbulimin e rrallë e bënë shkencëtarë të Instituti Francis Crick, të cilët thonë se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër, zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit. Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të shenjestroje e të sulmojë tumorin.