Një zbulim i rëndësishëm ka dalë në dritë në Durrës, pikërisht në kodrën e Çallikëve në Likesh të Shijakut. Arkeologët, gjatë një ekspedite të Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Helsinkit, kanë identifikuar një strukturë që i përket një vile romake të shekullit të II-të të erës sonë. Ky zbulim, i pari i këtij lloji në zonë, ofron një dëshmi tejet të vlefshme të jetës aristokrate dhe aktivitetit ekonomik në Iliri.