Top Channel/ Vilat qeveritare, shpallen fituesit/ Kryeministri Rama: Një model të ri zhvillimi
04/06/2025 23:06

Janë shpallur fituesit e Konkursit Ndërkombëtar “Hospitality Albania”, një nismë që synon transformimin e vilave qeveritare në Shkodër dhe Vlorë në destinacione ekskluzive të turizmit elitar. Fituesit e këtij konkursi janë studio arkitekturore prestigjioze ndërkombëtare: “Saunders Architecture” për rezidencën në Shkodër dhe “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” për projektin në Vlorë. Projekti i studios norvegjeze “Saunders Architecture” sjell një vizion të veçantë: ruajtjen e vilës ekzistuese, e cila do të transformohet në një hotel me rreth 30 dhoma. “Ndërtesa nuk duhet të jetë si një kala, por të ftojë njerëzit të hyjnë dhe ta përjetojnë. Qasja jonë është që hoteli të ofrojë luks përmes përvojës, jo vetëm pamjes,” – u shpreh përfaqësuesi i studios. Në Vlorë, ish-rezidenca e Enver Hoxhës do të shndërrohet në një qendër turistike me ndërtesa 8-10 katëshe, të lidhura përmes një pishine monumentale. “Synojmë një arkitekturë që ofron privatësi, thjeshtësi dhe ndjesinë e rigjenerimit. Përveç hotelit, kemi propozuar ndërtimin e ‘shtëpive në pemë’, si pjesë e një qendre të kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien,” deklaroi përfaqësuesi i studios “Practica Arquitectura y Urbanismo”. Kryeministri Edi Rama më herët e cilësoi projektin si një model të ri zhvillimi, ku shteti bëhet partner i drejtpërdrejtë në sipërmarrje, bazuar në praktikat më të mira të Italisë dhe Spanjës.

Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59
Top Channel/ “Protesta u kap nga Rama-Balluku”. Berisha akuzon se u manipulua me “mikrofonin”
28/10 15:24
Top Channel/ Rama fton studentët: Hajde diskutojmë ç’duhet të bëj më mirë, zgjidheni vendin e kohën
28/10 14:43
Top Channel/ Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale 2027: Nga rritja e taksës për biznesin te…
28/10 14:42
Top Channel/ “Këta s’kërkojnë të dëgjohen, por të imponohen”, Rama: Do kryej kontratën me shqiptarët
28/10 14:41
Top Channel/ “Një turmë e verbër nuk cakton çfarë bëhet”, Rama për protestat: Mandatet i jep sovrani
28/10 14:40
Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39