Top Channel/ “Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt në GJKKO: Mallkuar qoftë…
12/02/2025 22:16

Tashmë janë zbardhur dëshmitë e dhëna këtë të mërkurë në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, në një seancë maratonë. Raportohet se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn. Avokati Ermir Beta i tha gazetares së Top Channel se Anila Hoxha se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”, sipas tij. Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim. Bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm, nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri. Edhe Elman Abule nën arrest me burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. Fatmir Bektashi kërkoi t’i zhvendosej masa e detyrimit në të njëjtën ditë kur ka detyrimin edhe për dosjen Partizani, raporton Anila Hoxha. Meriman Palushi kërkoi dy herë në muaj detyrim me paraqitje pasi sipas tij nuk është proporcional çdo javë.

Top Channel/‘One stop Shop’ në Qafë-Thanë,Mickoski:Synojmë një pikë të vetme edhe në kufijtë e tjerë
22/11 11:10
Top Channel/ “Beso dhe kontrollo”, Rama me batuta në Kufirin e Qafë Thanës: Mickoski mbajti…
22/11 11:02
Top News- Veliaj nis furtunën ndaj njerëzve të Ramës: Firmos nga burgu shkarkimet, ja emrat
22/11 10:56
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi…
22/11 10:52
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”, platforma synon të arrijë 2000 artikuj
22/11 10:52
Top Channel/ Rama me Mickoskin në Qafë Thanë, në fokus inaugurimi i pikës kufitare me një ndalesë
22/11 10:33
Top Channel/ Pse rriten çmimet për Vitin e Ri? Ja si përgjigjen përfaqësuesit e supermarketeve në…
22/11 10:12
Top Channel/’Mund të arrijmë deri në 2000 artikuj’, inxhinierja tregon në Flasim se sa mund…
22/11 10:10
Top Channel/ ‘Fqinj i lumtur shpi e lumtur’, Rama përfaqësuesve të supermarketeve: Parajsa është…
22/11 09:56
Top Channel/ ‘Duket si top modele, por është inxhiniere’, Rama në ‘Flasim’: E sqarova që mos të…
22/11 09:53
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”: 238 produkte për tu krahasuar…
22/11 09:48
Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16