Top Channel/ Viktimat e tërmetit në Antakia, skeptikë për premtimet e Erdogan
06/04/2023 22:44

Skavatorët po rrafshojnë thuajse të gjitha ndërtesat e mbetura, dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Antakia, qyteti turk i fabulave që njihej dikur si Antiok. Kalimtarët shikojnë sesi ajo çka ka mbetur nga shtëpitë e tyre kthehet në mbetje inerte pasi inxhinierët thonë se janë “në rrezik shembjeje”. "Është shumë e dhimbshme" thotë një rezident, teksa të tjerë shprehin skepticizëm për premtimet e Erdogan' për rindërtim të zonës së katastrofës deri vitin që vjen. Ish punonjësi i ndërtimit Ali Cimen, shikon pirgun e rrënojave të ish-lagjes së tij dhe refuzon idenë se zona e katastrofës së tërmetit mund të rindërtohet brenda një viti. Ndërkohë 5-6 ekskavatorë po rrafshojnë atë që ka mbetur nga pallati i dikurshëm i banimit të 60-vjeçarit, në qytetin e lashtë kufitar të Antakias. Dhjetra krahë të tjerë gjigantë hekuri gërmojnë me zhurmë mes shkatërrimit që po zhduk një civilizim të lashtë. Antakya, e njohur më parë si Antiok deri para se të bëhej pjesë e Turqisë, njihej si një nga qytetet me shpirtin më të lirë të rajonit. Tani ajo po rrafshohet e gjitha pas tërmetit tragjik me magnitudë 7.8 të dy muajve më parë. Qyteti ishte epiqendra e fatkeqësisë që mori më shumë se 50,000 jetë njerëzish dhe po vë në provë udhëheqjen e Rexhep Tajip Erdogan para zgjedhjeve të 14 majit, shkruan rrjeti AFP. Dje Erdogan tha se gjysma e rrënojave ishin larguar tashmë nga provinca Hatay, ku bën pjesë dhe Antakya. Pensionisti Gokhan Karaoglan tha se nuk besonte në premtimet e Erdogan. "U bënë dy muaj dhe ata ende nuk kanë larguar rrënojat, këtu do të duhet, tre, katër, ndoshta pesë vjet, ndërsa ne jetojmë në mjerim”, tha 54 vejçari. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48