Top Channel/ Viktimaa pas armëpushimit. Rripi i Gazës, raportohet për 100 të vdekur pas 7 ditësh paqe
01/12/2023 22:30

Për Izraelin pauzën humanitare e shkeli Hamasi. Sipas ushtrisë izraelite militantët e Hamas qëlluan me raketë në drejtim të territorit izraelit çka i detyroi të rinisnin luftimet për të vënë në zbatim premtimin e tyre të ditës së parë të luftës: Shkatërrimin e Hamasit. Gjatë pauzës njëjavore të luftimeve, Hamasi liroi 80 pengje izraelite në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. Ndërkohë që me rinisjen e luftës, ushtria izraelite njoftoi se kishte asgjësuar 200 objektiva të Hamas sipas tyre, nga ana tjetër Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës tha se më shumë se 100 njerëz ishin vrarë në territorin palestinez të premten pas rifillimit të luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ndjente keqardhje të thellë për rifillimin e armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit. Shtëpia e Bardhë nga ana e saj tha se do të vazhdonte të bënte presion për një pauzë më të zgjatur humanitare. Ndërkohë që gjatë së enjtes kryediplomati amerikan Antony Blinken, teksa takoi zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit dhe paralajmëroi se lufta duhet të mbrojë civilët palestinezë. Pamjet: AFP

Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43