Vrasja dhe groposja e një 49-vjeccari në Shënavlash të Durrësit, ka tronditur mbarë opinionin publik ndërsa policia arrestoi dy djemtë e viktimës dhe vajzën e tij, si dhe procedoi bashkëshiorten. Krimi fillimisht u mor përsipër nga vajza 19-vjeçare, e cila tha se e qëlli me pistoletë në datë 10 shgkurt pasi donte ta fejonte me një person që ajo nuk e donte. Por të afërmit nuk e besuan versionin e saj.