Punonjësit e kërkim-shpëtimit janë vënë në garë me kohën në Florida, ku uragani Ian mbolli vetëm shkatërrim në rrugën e tij. Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur në këtë shtet, por zyrtarët druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.