Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë pranë aeroportit të Vlorës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.