Në Gjirokastër ka vijuar dita e tretë e protestës në kuadër të kundërshtimeve për projektin në Zvërnec, ku sërish është regjistruar pjesëmarrje e ulët e qytetarëve. Edhe këtë herë, në grumbullim janë parë vetëm një numër i kufizuar protestuesish, ndërsa sipas të pranishmëve, kërkesat dhe qëndrimet mbeten të njëjta me ditët e mëparshme. Tubimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ngjashme me dy ditët e para të protestës.