Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit ende nuk është shuar, ndërsa terreni i vështirë po e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në të gjitha vatrat e zjarrit. Prej ditësh, ekipet po përballen me flakët, por situata vijon të jetë e vështirë. Era dhe bimësia, kryesisht pisha, favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe e komplikojnë ndërhyrjen për shuarjen e plotë të vatrave.