Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Sot kontrollet kanë vijuar edhe në territorin e plazhit në Golem dhe Spille, ku si rezultat gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 të tilla, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë. Ndërkohë operacioni vijon pa probleme.