Top Channel/ Vijon ngërçi në Kosovë, dështon sërish mbledhja e Parlamentit
17/04/2025 19:50

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në 19 prill. “I falenderoj ata që erdhën. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin dhe shpërfaqën qëndrimet e tyre. Seanca vazhdon pas 48 orëve më 19 prill në orën 12:00”, tha Avni Dehari, kryesues i seancës. Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj që u mbajt të martën, ku nuk arriti të miratohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Pas dështimit të seancës të martën, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, i ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani, duke e informuar për zhvillimet që ndodhën gjatë seancës dhe duke kërkuar këshilla për hapat e mëtejshëm. Në përgjigje të kësaj letre, presidentja ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të mundësojnë, dhe jo të pengojnë, funksionimin e institucioneve të dala nga vota e qytetarëve. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandatit të deputetit. Abdixhiku deklaroi se nuk mund ta shkelin Kushtetutën. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së pas dështimit të seancës tha se nuk i takon kryesuesit të thërrasë seancë dhe se u pengua rrjedha normale e seancës Memli Krasniqi, tha po ashtu të njëjtën gjë. “Sot u bëtë dëshmitarë se partia e parë, refuzoi një të drejtë kushtetuese. E penguan rrjedhën e seancës, ata në mënyrë të organizuar erdhën për të penguar seancën. e vetmja punë që ka pasur kryesuesi ishte të konstatojë sa janë në sallë dhe të vazhdojë me rendin e ditës”, u shpreh ai pas ndërprerjes. Krasniqi shtoi se LVV nuk ka numrat e kjo u tregua sot. “Këta nuk kanë shumicë parlamentare, prandaj po blejnë kohë, që pas 48 orësh me bo pazare”, shtoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. “Ne sot ishim prezent, kërkuan konsultim, duan të blejnë kohë që komisioni të formohet edhe një herë. Nuk ka nevojë për këtë, sepse ka një raport. Thamë që duhet të vazhdojë me seancën, me votimin e raportit dhe pritëm që të ketë votim dhe krejt rastësisht konstatoi se sa deputetë janë dhe meqë s’ka pas konsultim e mbylli seancën. Kjo është anti kushtetuese dhe anti ligjore sepse duhej ta hedhë në votim raportin. Nuk e kanë asnjë arsye të akuzojnë opozitën për bojkot të konstituimit të Kuvendit”, u shpreh Time Kadrijaj, përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kadrijaj tha se Kurti po mundohet në mënyrë të paligjshme të blejë kohë për të arritur numrat që aktualisht nuk i ka. “Kryesuesi e ndërpreu seancën, pasi në takimin konsultativ nuk pati konsensus. Pati qëndrime kundër njëra tjetrës. Letra e Osmanit kërkon që të gjejmë zgjidhje për të mos u bllokuar konstituimi dhe për ta gjetur këtë zgjidhje dhe duhen konsultime. Sot ishim të gatshëm të japim kontrobutin tonë për zgjidhjet që kemi para vetës. Isha në takim, pra ne si LVV, duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të kuvendit, kemi plot vullnet që ai gabim të korrigjohet por duhet ta gjejmë mënyrën pasi as me kushtetutë as me rregullore nuk është paraparë një situatë e tillë, kur Kuvendi vendosë mos me i verifiku mandatet. Do jemi sërish në seancën tjerër, kemi vullnet të propozojmë mënyra se si do vazhdohet tutje, a do të jetë një komision i ri apo i njëjti komision që do të sjellë raportin prap. Jemi këtu për të gjetur zgjidhje”, tha Albulena Haxhiu, Lëvizja Vetëvendosje. Mimoza Kusari Lila tha se është për keqardhje se në çfarë rrethana është Kuvendi. “Ajo se çka ishte votimi më shumë teknik se politik ku konfirmoget vullneti për deputetë e kanë vendosur në një rrafsh politik dhe e kanë shprehur jo vetëm pabesinë për mandatet por edhe rezultatet”, tha Kusari. “Veprimin e tyre politik kanë mundur ta vazhdojnë me mosvotimin e kryetarit apo nënkryetarëve. Nuk asnjë logjikë pos bllokimin e konstituimit”, shtoi ajo. “Në mbledhjen e cila u thirr nga kryesuesi, përveç që pat reagime absurde dhe nëse ne nuk konsultohemi, çka presin ata, absurde është ti thonë zotit Dehari që nuk i takon, kë presin t’i thërrasë?”, tha Kusari.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00