Pas një nate dramatike me flakët që rrethuan Krujën dhe rrezikuan jetën e qytetarëve dhe banesat e tyre, u rikthye frika e zjarrit në qytetin historik. Një tjetër vatër zjarri u riaktivizua mbrëmjen e të dielës në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit. Zjarri ishte larg banesave, por terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit në rrugë bëri që të ndërhynte ushtria nga ajri. Rreth 50 forca ushtarake u angazhuan menjëherë në vendngjarje, përfshirë dhe helikopterët, duke normalizuar situatën, ndërsa i gjithë qyteti vijon të monitorohet nga strukturat tokësore të emergjencave.