Top Channel/ Vijojnë trazirat në Francë! Arrestohet të paktën 2 mijë persona, plaçkiten dyqanet
01/07/2023 21:47

Trazirat në Francë kanë sjellë pasoja të rënda për shumë biznese, të cilat kanë rënë pre e plaçkitjes dhe vjedhjeve masive. Vrasja e 17-vjeçarit nga ana e policisë nxiti protesta të dhunshme, ndërsa deri më tani janë arrestuar të paktën 2000 persona. Rreth 45,000 policë dhe disa automjete të blinduara u nxorën në terren për të trajtuar krizën më të rëndë me të cilën po përballet presidenti Emmanuel Macron që prej fundit të vitit 2018. Njoftohet se gjatë këtyre protestave janë plagosur mbi 200 policë. Ministri i Financave deklaroi se më shumë se 700 dyqane, supermarkete, restorante dhe degë bankash ishin grabitur, plaçkitur dhe në disa raste ishin djegur tërësisht që nga e marta. Dhuna në Francë nuk ka të ndalur, megjithëse njoftimet zyrtare kanë raportuar se ka rënie të intensitetit të dhunës krahasuar me protestat e të premtes. Ditën e sotme presidenti Emmanuel Macron shtyu vizitën zyrtare në Gjermani, ndërsa një ditë më parë ai braktisi samitin e Bashkimit Europian në Bruksel, pas situatës së rënduar të protestave të dhunshme. Gjithashtu kryeministrja franceze Elisabeth Borne nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Lideri francez deklaroi se do të marra masa menjëherë për situatën kaotike, për të cilën i vendosur theksoi se nuk do ta tolerojë në asnjë moment.

Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56