Top Channel/ Vijojnë sulmet në gaza, Izraeli nuk kursehet! Të paktën 17 të vrarë
18/04/2025 18:47

Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punëtorë shëndetësorë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem. Në mesin e të vrarëve ishin dhjetë në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga familja e njëjtë, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave. Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë. Sulmet ndodhën një ditë pasi dhjetëra persona u vranë nga sulmet e kryera nga Izraeli, shtet që po rrit presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për të kthyer pengjet dhe për t’u çaramatosur. Izraeli po kërkon që të lirojë më shumë pengje. Aktualisht, grupi palestinez mban 59 pengje, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë. Në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë marrëveshjeve të mëhershme të armëpushimit. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 51.000 palestinezë në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53