Top Channel/ Vijojnë sulmet e ashpra! Izraeli godet objektivat bërthamore të Iranit
21/06/2025 22:12

Izraeli njoftoi se sulmoi "dhjetëra objektiva ushtarake" në Iranin jugperëndimor, teksa konflikti mes dy vendeve hyri në ditën e nëntë. Media iraniane raportoi se një qendër emergjence në provincën Khuzestan ishte në shënjestër të sulmeve izraelite, ndërkohë që pati njoftime për shkatërrimin plotësisht të një universiteti. Organi për mbikëqyrjen bërthamore i OKB-së thotë se Izraeli goditi një central atomik iranian në Isfahan, ndërsa mediat perëndimorë shtuan se nga ky sulm u dëmtuan edhe disa ndërtesa. Autoritetet izraelite njoftuan të shtunën në mbrëmje se që nga e premtja e 13 qershorit, Irani qëlloi afërsisht 480 raketa dhe 1,110 dronë sulmues drejt civilëve izraelitë. Më shumë se 50 vende të goditura, duke përfshirë ndërtesa banimi. 25 të vrarë, midis tyre fëmijë. 2,572 persona janë plagosur, prej të cilëve 14 në gjendje të rëndë. Sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 639 persona në Iran, përfshirë oficerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë. Më herët, ushtria izraelite tha se vrau në një sulm komandantin iranian Saeed Izadi. Kreu i divizionit të Forcës Palestineze Quds, pjese e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, u sulmua në apartamentin ku ai ndodhej në qytetin iranian të Komit. Pohimi erdhi nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili shpjegoi se Izadi ishte ai që "financoi dhe armatosi Hamasin para masakrës së 7 tetorit. Teksa sulmet mes dy vendeve vijojnë, në rrjet, u përhap me shpejtësi apeli i Reza Pahlavit, djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, i biri i Shahut bën thirrje për rrëzimin e regjimit aktual në Iran, duke theksuar “nevojën për mosbindje civile pa dhunë dhe një referendum mbi rendin e ardhshëm të vendit”.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57