Rreth 80 ushtarë janë nisur mëngjesin e sotëm nga batalioni Vaut të Dejës për në Qafën e Kumbullës dhe në Domgjon, malin e Munellës ku situata me zjarret mbetet serioze. Shefi i zjarrfikëseve në Mirditë Agim Lleshaj, thotë se është njoftuar nga Qendra Kombëtare Operacionale në MM se do ketë mbështetje nga ajri me helikopterët e ardhur nga Çekia.