Top Channel ka arritur të shkojë pranë murit të Gazës rreth 300 metra, ku forcat izraelite dhe të Hamasit qëllonin njëra-tjetrën. Gazetari Artur Bibe tregoi se përgjatë parcelës dergjeshin qindra trupa të pajetë dhe ka qenë një përballje tepër e vështirë mes dy grupeve ushtarake, ku tanket izraelite tentonin të hynin në Rripin e Gazës.