Vihet nën kontroll zjarri në kodrat e fshatit Hekal Është vënë nën kontroll zjarri që përfshiu mesditën e sotme kodrat e fshatit Hekal në Mallakastër. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, duke rrezikuar edhe dy banesa. Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit dhe Patosit, si dhe shërbimet zjarrfikëse të Albpetrol. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në një zonë më të gjerë.