Një tjetër vatër zjarri u pikas nga vrojtuesit në njësinë Orie në Gjirokastër rreth orës 21:23 minuta. Zjarri fillimisht përfshiu një parcelë me barëra e shkurre në fshatin Hundkuq, dhe kërcënonte të hynte në fshat për shkak të intesitetit të lartë të erës e për shkak edhe të bimësisë së dendur me pemë.