Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Konstatimi u krye përmes aparatit AquilaScan, ku 21 vjecari me inicialet S.D, rezultoi nën efektin e narkotikëve. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.