Hetimet për serinë e vjedhjeve të automjeteve në Durrës kanë zbuluar një aktivitet të dyshimtë, ku makinat e vjedhura dyshohet se shiteshin te persona me precedent penal për përdorim në veprimtari kriminale. Në qendër të skemës, sipas policisë, qëndronte 21-vjeçari Klajdi Lleshi nga Bulqiza, i shpallur më herët në kërkim.