Top Channel/ Vidhet shtëpia e kardinal Simonit! Hajdutët grabitën sende me vlerë 30 mijë euro në Itali
18/09/2026 19:56

Shtëpia e kardinalit shqiptar Ernest Simoni Troshani është grabitur në qendër të Firences. Ngjarja ndodhi kur ai ishte në Londër për një takim me Mbretin Charles. Sipas të përditshmes “corriere della sera” hajdutët hynë në apartamentin pranë “Piazza Duomo” duke çarë murin pranë derës së blinduar me dy dalta. Më pas bastisën banesën dhe morën sende me vlerë rreth 30 mijë euro. Ngjarja u zbulua vetëm në mbrëmje, sepse kardinali 97-vjeçar dhe nipi i tij Tonini, së bashku me bashkëshorten, nuk ndodheshin në shtëpi. Ata ishin larguar rreth orës 13:00 dhe u kthyen rreth orës 23:00, kur gjetën derën të dëmtuar dhe apartamentin tërësisht të përmbysur. “Jemi të tronditur. Ndiheshim të sigurt. Është e pabesueshme që kjo ndodhi pikërisht këtu, në Piazza Duomo, ndoshta edhe në mes të ditës”, ka thënë nipi i kardinalit. Sipas të dhënave paraprake nga banesa janë marrë para cash, sende ari, bizhuteri, medalje dhe një vulë ari. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe leja e qëndrimit e kardinalit Simoni. Nipi i tij dyshon se autorët e kishin vëzhguar më herët familjen dhe e dinin se banesa do të ishte bosh. “Sigurisht që nuk vepruan rastësisht. Na kishin vëzhguar. E dinin që nuk ishim në shtëpi”, ka shtuar ai. Tonini tregon se kur telefonoi kardinalin në Londër, shqetësimi i parë i tij nuk ishte për sendet me vlerë, por për statujat fetare që mbahen në dhomën e tij. “Ai pyeti: A e lanë statujën e Zonjës së Medjugorjes? Po statujën e Padre Pios? Kur i thashë se ishin ende aty, tha: ‘Epo, atëherë nuk qenka aq keq.’” Hetuesit po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në Piazza Duomo, një prej zonave më të monitoruara të Firences, ndërsa dy dalta të përdorura për të dëmtuar murin u gjetën të braktisura në shkallët e pallatit. Familja e kaloi natën duke sistemuar banesën, ndërsa dera nuk mund të mbyllej. Kardinali Ernest Simoni Troshani, është i mbijetuar i regjimit komunist në Shqipëri dhe i emëruar kardinal nga Papa Françesku në vitin 2016.

Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15
Top News- E rëndë në Fier, fqinjët shpëtojnë nga flakët 33-vjeçarin që pësoi krizë epileptike
01/11 18:00
Top News – ‘Na mbytën!’, çmime të larta në Kosovë / Qytetarët ankohen, inflacioni 7.8 për qind
01/11 17:30
Top News-Rama prezanton ‘Pasqyrë Albania’/Dritarja e re e transparencës dhe komunikimit me qytetarët
01/11 16:49
Top News- ‘Kutia me euro në vilën luksoze’/ Bardhi mesazh SPAK: Pse nuk arrestohet Balluku?
01/11 15:24
Top Channel/ Alarmohen bizneset në Durrës/ Turizmi dhe fasonët kundër paketës fiskale: E rrezikshme,
01/11 15:10
Top Channel/ Berisha akuza grupit që refuzoi PD/ Reagon për protestën dhe kritikon paketën fiskale
01/11 14:54
Top Channel/Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/Bënë simbolin e shqiponjës, shoqërohen në komisariat
01/11 14:51
Top Channel/ Rama: Administrata do monitorohet/ “Pasqyrë Albania”, shteti në sytë e qytetarëve
01/11 14:45
Top News- Bën shqiponjën në Mal të Zi! Skandal, arrestohen 4 gjimnazistë nga Durrësi
01/11 14:41
Top Channel/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit, “Pasqyrë Albania” reflektim për protestën
01/11 14:22
Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21