Dy burra të armatosur kanë grabitur tetë vepra të artistit të famshëm francez Henri Matisse dhe të paktën pesë të tjera nga piktori brazilian Cândido Portinari në mes të ditës në një bibliotekë në São Paulo. Zyrtarët thonë se hajdutët kërcënuan një roje sigurie dhe një çift të moshuarish që po vizitonin bibliotekën, e më pas, janë larguar në këmbë.