Grabitje në njësinë administrative Drenovë të Korçës. Persona të armatosur dhe maskuar kanë hyrë brenda një minimarketi në qendër duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit ndërsa kanë përvetësuar para dhe cigare. Pronari është kërcënuar me armë të dyshuar pushkë dhe nuk ka bërë rezistencë.