Detaje të reja kanë dalë nga skema e mashtrimit me inteligjencë artificiale, ku një 70-vjeçar, pronar i një exchange-i në Tiranë, u mashtrua duke i marrë 100 mijë euro. Për këtë ngjarje u arrestuan Brian Serica dhe Skerdi Meta, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, të rinjtë kanë përdorur emrin e biznesmenit të njohur në Tiranë, Bashkim Ulaj, për të bindur 70-vjeçarin që t’u dorëzonte paratë.