Pak pasi u bë publike videoja që tregonte momentin e goditjes më raketa të qendrës tregtare në Kremenchuk të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin mohoi përgjegjësinë e forcave të Moskës. Ne nuk godasim infrastrukturë civile, këmbënguli ai, duke pretenduar se ukrainasit e kishin sajuar vetë këtë bombardim.