Një shtetas iranian është qëlluar me një plumb në kokë në rrugën e quajtur “Mihal Voda” në Athinë. Top Channel ka siguruar videon e momentit të rëndë të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Sipas policisë, çdo gjë ka nisur pas një sherri mes dy grupeve emigrantësh për kontrollin e aktivitetit kriminal në zonë.