Top Channel/ Video e vrasjes në Elbasan, autori shkoi i maskuar drejt Mondi Mëhallës
03/12/2025 23:32

Top Channel ka mundur të sigurojë videon e atentatit ku mbeti i vrarë biznesmeni Mondi Mëhalla në Elbasan, video e cila rrëzon hamendësimet e deritanishme për mënyrën e ekzekutimit. Në video shihet qartë atentatori i mbuluar me kapuç i cili del nga makina, qëllon tre herë dhe merr mjetin largohet. Vrasësi vepron i vetëm edhe si qitës edhe si drejtues mjeti. Më herët gjatë ditës së sotme u bënë publike edhe pamjet kur autori del nga parkimi me automjetin për të shkuar drejt vendit ku edhe so të ndodhte krimi Ishte pikërisht ky automjet në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago që zbardhi disa detaje të ngjarjes edhe pse video e ekzekutimit ngre pikëpyetje të tjera mbi përfshirjen e personave të arrestuar deri tani. Mëngjesin e kësaj të mërkure policia arrestoi 29 vjecarin Nevzat Spaho nga Prrenjasi, gjithashtu i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 43 vjecarit Mëhalla. Të paqarta janë rrethanat që lidhin Spahon, një person me precedentë të theksuar penalë me biznesmenin. Të martën policia arrestoi ortakun e viktimës Xhino Ago, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu. Në kuadër të operacionit tashmë të koduar “Strike” grupi i hetimor I përbërë nga specialistët e krimeve në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan, specialistë të drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe prokurorisë pritet të specifikojnë rolin e secilit në këtë ngjarje.

Top Channel/ “Doktori i biçikletave”! Traditë familjare, korçari u riparon mjetet qytetarëve
24/02 12:32
Top Channel/ Shëndeti mendor në Lezhë/ 945 raste në katër muaj, rritet kërkesa për ndihmë
24/02 12:28
Top Channel/ Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut
24/02 12:26
Top Channel/ Puna vazhdon në Librazhd-Prrenjas, Specialistë të ARRSH në terren për zgjidhjen
24/02 12:26
Top Channel/ Alarmi i grabitjeve/ Në Fier, 20 raste në dy muaj. 6 prej tyre janë vjedhje me mashtrim
24/02 12:12
Top News- Banda e Laert Haxhiut / Noizy thirret të dëshmojë për tritolin në lokal
24/02 12:08
Top Channel/ Hetim për ilaçin nilotinib, prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra
24/02 12:07
Top News – Plani i Trump për Bordin. Paqja në Gaza me firmën e Ramës e Osmanit
24/02 12:03
Top News- Edhe Mediu kundër Irenës / Kërkon përjashtim të gjyqtares me dosje ‘kriminalizimi’
24/02 11:41
Top News – Po me urën ç’patën? ARRSH dorëzohet: Nuk e dimë pse u shemb
24/02 11:22
Top News – Konkurrenca ka…konkurrencë! Katër kandidatë për kryetarin e autoritetit
24/02 11:14
Top News – ARRSH nuk e di kur do hapet. Rruga e bllokuar në Librazhd, pa datë zhbllokimi
24/02 10:44
Top News – I kërkuar nga Austria. Turku kapet në përpjekje për të hyrë në Shqipëri
24/02 09:42
Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
DIGITALB DIGITALB