Opozita organizoi protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, e shoqëruar me tensione e trazira. Protesta nisi para Kryeministrisë, ku me të përfunduar fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha filloi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë. Forcat policore që e kishin rrethuar atë u përgjigjen menjëherë më ujë drejt protestuesve duke i shpërndarë ata.