Top Channel/ Vetëvritet efektivja e Komisariatit nr.5, plagoset edhe një oficer i gardës
24/05/2024 22:03

Pasditja e kësaj të premte ishte tronditëse për kryeqytetin ku një punonjëse policie 21-vjeçe humbi jetën, pasi dyshohet se u vetëvra me armën e shërbimit. Kanë qenë fqinjët e 21-vjeçares Aldorjana Loshi që kanë sinjalizuar sallën operative për të shtëna armësh në pallatin e tyre në rrugën Todi Shkurti në kryeqytet. Thirrjeve të kolegëve për të hapur derën e apartamentit nga ku erdhi zhurma nuk iu përgjigj askush. U desh ndërhyrja e zjarrfikëseve që hapën me forcë derën dhe zbuluan të vërtetën tronditëse. 21-vjeçarja kishte qëlluar veten me një plumb në gjoks me armën e shërbimit, i cili kishte rezultuar fatal. Top channel mëson se Aldorjana punonte prej me shumë se një viti patrullë e përgjithshme në komisariatin nr 5 në Kamëz. Ditën e fundit të shërbimit e ka pasur të enjte ku sipas kolegëve nuk ka shprehur asnjë shqetësim. Policia mori dëshmi edhe të dashurit të saj, i cili po ashtu tregoi se marrëdhënia mes tyre ishte normale. Vajza jetonte vetëm në apartament dhe ishte me origjinë nga Klosi i Mirditës dhe kohë më parë kishte humbur të atin. Grupi hetimor i ngritur për rastin po heton në lidhje me rrethanat dhe shkaqet që e çuan të renë drejt këtij akti ekstrem. Ndërkohë po gjatë pasdites së të premtes një punonjës i gardës së republikës u vetëplagos aksidentalisht me armën e shërbimit teksa po e pastronte atë. 28-vjeçari u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06