Top Channel/ Veterania e luftës së Kosovës në Ukrainë, shkatërrohet poligoni i vullnetarëve të huaj!
14/03/2022 12:11

Trajnues, ushtarakë vendas, por edhe vullnetarë të mbërritur nga jashtë kufijve për t`iu bashkuar brigadës ndërkombëtare të forcave ukrainase, të kërkuara nga presidenti Volodyrmi Zelensky që prej orëve të para të betejës. Në qendrën ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë, të njohur ndryshe si poligoni Yavoriv, fliteshin disa gjuhë të huaja përpara se 30 raketa ruse të shkatërronin gjithcka. Një prej detyrave të bazës ishte t`i mesohej rekrutëve të rinj sesi të përdornin raketahedhëset kundër avionëve ruse. Një qendër stërvitore nga ku kalonin të rinjtë përpara se të niseshin drejt frontit në lindje apo drejt Kievit. Fillimisht, zëdhënësi i ministrisë ukrainase të mbrojtjes, Markian Lubkivsky nuk e konfirmoi që të kishte dhe të huaj mes viktimave në poligonin e shenjestruar prej forcave të Moskës, por me kalimin e orëve u bë e qartë se aty nuk kishte pasur vetëm ukrainas. Në fakt, Yavoriv ishte kthyer ne pikën ku mblidheshin vullnetare nga e gjithë bota për të ndihmuar Ukrainën, nga SHBA, Europa e deri dhe Australia. Sipas mediave holandeze, një numër i paspecifikuar vullnetarësh nga Holanda kanë mbetur të plagosur nga ky sulm. Këtë e konfirmoi për të përditshmen holandeze De Telegraaf, koordinatori i grupit të milicëve vullnetare, Gert Snitselaar. Gjithmonë sipas De Telegraaf, nga kjo qendër kishte kaluar edhe veterania e luftës së Kosovës, Joyce Koster. Moska thote se ushtria e saj vrau 180 “mercenarë të huaj” në këtë sulm. Megjithatë, mendohet se kjo shifër është fryrë shumë nga rusët, pasi ukrainasit flasin për 35 viktima.

Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27