Top Channel/ “Vetëm në 100 ditë do t’ia nxjerrim çdo vatre shqiptare varfërinë”,Berisha nga Elbasani
07/05/2025 21:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim elektoral mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Berisha deklaroi se pas 2013-s vendi u mbulua me drogë dhe krim, ku shqiptarët u bënë më të keqpaguarit në rajon dhe mijëra u detyruan të largohen. Më tej ai premtoi se në 100 ditë do të largohet varfëria e skajshme. “Në vitin 2013, njerëzit lëviznin lirshëm, por përsëri shqiptarët në Shqipëri dhe Elbasan, shtoheshin çdo vit e më shumë. Në vitin 2013, ndodhi rotacioni i pushtetit, një akt madhor në demokracinë e çdo vendi. Por u zgjodh pas këtij viti që Shqipëria të mbulohej me drogë dhe krim. Pas këtij viti pensionet dhe rrogat u ngrinë. Sofra u pakësua. Nuk ushqente më të gjithë anëtarët e familjes. Vendet e punës filluan të shkatërrohen. Fëmijët, të rinjtë u detyruan të marrin rrugët e dheut. Ligjin e morën në dorë bandat dhe banditët. Miq, ligji, i cili duhet të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, pronën e tyre, u mor në dorë nga ministra, kryeministri dhe bandat e tjera dhe u përdor kundër qytetarëve. Varfëria u rrit nga viti në vit. Çmimet kapën stratosferën. Dhe ne e gjetëm veten përsëri më të keqpaguarit njerëz të rajonit. E gjetëm veten me çmimet më të larta në rajon dhe në botë. Me mijëra biznese u mbyllën. Me mijëra ferma falimentuan. Në 10 vite, sa asnjë komb tjetër në Europë dhe botë, 45 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Pra, ndodhi një rrokullisje që nuk e kishim njohur kurrë në histori. Por është në meritën tuaj, në guximin tuaj, në atdhedashurinë tuaj, qytetarë të Elbasanit dhe Shqipërisë, që rikthyet shpresën këtë pranverë. Që e shndërruat këtë pranverë në pranverën e shpresës, besimit dhe fitores. Ndaj dhe unë kam mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme. Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria. Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro. Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro. Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët. Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë. Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind. Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros. Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj. Do përgjysmohet çmimi i ujit për to. Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në. TVSH-ja do ulet në 15 përqind. Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra. Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind.”, tha Berisha.

Top Channel/ Debat për “paketën e maleve”! Opozita denoncon abuzime me pronat
22/09 15:22
Top Channel/ Eurodeputetët në Zvërnec. Tabaku: Transparencë për investimin, të anulohen 2 ligje
22/09 15:21
Top Channel/ “Shefja e SHISH tradhtoi”, Berisha: Shkeli betimin dhe u dha kriminelëve sekretet
22/09 15:12
Top Channel/ ‘Kemi mbështetur dhe do përkrahim protestën’,Berisha:Duhen qëndrime të reja, situatë…
22/09 12:57
Top Channel/ ‘SPAK të lëshojë urdhër arresti ndërkombëtar për Hysenin’, Berisha: Ajo urdhëroi…
22/09 12:56
Top Channel/ Berisha: Hera e parë që një shefe e shërbimit sekret në funksion të krimit, tradhti…
22/09 12:26
Top Channel/ Takimi me diasporën në SHBA, Rama: Liderët e UCK po i varrosin
21/09 22:33
Top Channel/4 ish-liderët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, Rama në Miçigan: Varrosje për së gjalli
21/09 19:24
Top Channel/ “Flamingo doli nga laguna dhe erdhi në Tiranë”, Rama në Miçigan: Dëgjova që do…
21/09 19:24
Top Channel/ Dialog për Integrimin në Kuvend: Fokusi të kalojë nga ligji i miratuar te zbatimi
21/09 12:44
Top Channel/ ‘Diplomacia parlamentare e rëndësishme’, Kuko: Kuvendi rol kyç në Integrim
21/09 12:42
Top Channel/ “Reforma në drejtësi proces i pakthyeshëm”, Manja: Drejtësia e re është funksionale
21/09 12:36
Top Channel/Rama me diasporën në SHBA/ Premton konsullatë në Michigan:Shqipëria jo më vend mbijetese
21/09 12:26
Top Channel/ Rama, gjyqtarëve: Takohemi për pagat, më 28 shtator, konsultim qeveri-drejtësi
21/09 12:26
Top Channel/ Isabel Wiseler-Lim ngre shqetësimet në KPSA: Imuniteti i Ballukut, barazia në zgjedhje…
21/09 12:11
Top Channel/ ‘Kuvendi nuk bën ligje me porosi’, Balla-opozitës: Drejtojuni drejtësisë nëse…
21/09 12:05
Top Channel/‘Dy Reforma po bëhet në mënyrë të njëanshme’, Tabaku:Opozita duhet të ketë hapësirën…
21/09 12:00
Top Channel/ Kaso: Shqipërisë i duhet Reformë Territoriale për qytetarët, jo hartë para zgjedhjeve
21/09 11:52
Top Channel/Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Bardhi:Integrimi jo thjesht slogan politik, duhet…
21/09 11:33
Top Channel/“PS dhe PD të punojnë bashkë”, Tarquinio për Integrimin e Shqipërisë: Mbresëlënëse, por…
21/09 11:25