Teksa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10 absolute në matematike, në gjuhën shqipe vetëm 4 maturantë rezultuan ekselentë. “Jam trishtuar shumë, 4 dhjeta në 32 mijë maturantë e dhimbshme. Brezi i sotëm nuk lexon libra më si dikur. Mëson përmes telefonit! nota duhet të ketë vlerë. 10-a për stoli nuk dua.”- tha Violeta Hoxha (mësuese në pension) Kalueshmëria rreth 95% në të 4 provimet e maturës për arsimtarët është shqetësuese mbi cilësinë e nxënësve që në të ardhmen do të jenë student.