Në një kohë kur Shqipëria renditet një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit, vetëm 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime dhe mashtrime me pronën publike. Kreu i këtij institucioni Arben Shehu nga Komisioni i Ekonomisë ka bërë apel që të të merret parasysh zbatimi i rekomandimeve të lëna për parandalimin e dëmeve financiare.