Në moshën 34 vjecari, Gabriel Attal është emëruar kryeminister i Francës në mesin e përpjekjeve të Emmanuel Macron për të energjizuar presidencën e tij, një lëvizje kjo që ndërkohë e kthen Attal edhe në shefin më të ri të ekzekutivit në historinë moderne të vendit, duke kapërcyer edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.